Botë
Mbi 4.500 persona të evakuar për shkak të zjarrit të madh pyjor në Kili
14.03.2015 14:48
Autoritetet kiliane evakuan mbi 4.500 banorë në qytetet bregdetare Valparaiso dhe Vinja del Mar, drejt të cilave po afrohet një zjarr i madh pyjor...

Zëvendës ministri kilian i Punëve të Brendshme Mahmud Alevi deklaroi se zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe dhe nuk përjashtohet në periudhën e ardhshme numri i personave të evakuar të arrijë deri 16.000.
Zjarret pyjore janë dukuri e zakonshme në Kili në këtë periudhë të vitit, duke marrë parasysh se në hemisferën jugore të tokës tani është vera.
Në zjarrin në rajonin Valpataiso në vitin 2014 jetën e kanë humbur 13 persona dhe janë shkatërruar mbi 2.000 shtëpi./mia
