Maqedoni

Parashikimi i motit

29.10.2023 11:28

Këtë të diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Këtë të diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, duke përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës. Pas mesdite parashikohet që vranësirat të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në pjesën perëndimore.
 
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre, duke luhatur vlerat nga 10°C minimalja deri në 28°C maksimalja.
 
Në Shkup paradite do të jetë e freskët, ditën me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 25°C.