Maqedoni
Anketa e Institutit për Hulumtime Politike: Zgjedhje presienciale dhe parlamentare bashkë
29.10.2023 14:22
Anketa e fundit e Institutit për Hulumtime Politike në Shkup ka treguar se 50 për qind e të anketuareve ende nuk kanë vendosur...

Anketa e fundit e Institutit për Hulumtime Politike në Shkup ka treguar se 50 për qind e të anketuareve ende nuk kanë vendosur se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër. Në të shumtën e rasteve qytetarët janë përgjigjur në këtë anketë me “Nuk e di se për kë do të votojë”, “Nuk dëshirojë të themë”, apo “ Fare nuk do të votojë”. 20.3 për qind të qytetarëve të tjerë janë shprehur se do të votojnë për VMRO-DPMNE opozitare, 11.3 për LSDM-n, 5.6 për qind për BDI-n dhe 2.0 për qind“ASH”-në. Blloku opozitar shqiptar “Alternativa”, “Lëvizja Besa” dhe “Lëvizja Demokratike” kanë pothuajse rejtin të barabaratë me BDI-në. 66 për qind e të anketuarëve vlerësojnë se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare duhet të mbahen bashkë vitin e ardhshëm.
“E para në këtë mënyrë do të kursehet një sasi e madhe e parave dhe e dyta do të shmanget që të ndodh krizë kushtetuese dhe politike nëse në rrehtin e dytë të zgjedhejve presidenciale nuk arrihet censusi. Rezulatet e anketës tregojnë se një pjesë e madhe të qytetarëve mbështesin idenë që zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të mbahen së bashku, dhe këtë e mendojnë edhe mbështetësit e LSDM-së.”, tha drejtor i Institutit për Hulumtime Politike, Vladimir Bozhinovski.
Sa i përket besimit të qytetarëve tek liderët politik, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickvoski, sipas kësaj ankete, gëzon mbështetjen e 16.4 për qind të qytetarëve, lideri i BDI-së Ali Ahmeti 6.1 për qind dhe Dimitar Kovaçevski 5.6 për qind. Kryetari i partisë “E di” Maksim Dimitrevski, lideri i parisë “E Majta” Dimitar Apasiev dhe ish –kryeministri Nikolla Gruevski kanë përqindje të njejtë të besimit të qytetarëve prej 3.9 % e të anketuarëve. Hulumtimi i Institutit u realizua përmes linjës telefonike, nga 25 deri më 27 tetor në 1.055 të anketuar. Këto të dhëna i nënshtrohen gabimit statistikor prej plus/minus 3 për qind.
REXHEP QAMILI
