Maqedoni

Kumanovë, u përmbyll proekti “Me respekt dhe mirëkuptim”

29.10.2023 14:36

“Me respekt dhe mirëkuptim” është motoja e proektit të sapo përfunduar të Shoqatës joqeveritare “Dovrba”...

“Me respekt dhe mirëkuptim” është motoja e proektit të sapo përfunduar të Shoqatës joqeveritare “Dovrba”, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e mesme “Nace Bugjoni”, “Pero Nakov” dhe “Goce Dellçev”. Në aktin përfundimtar të mbajtur në Kumanovë morën pjesë nxënës, prindër e përfaqësues të pushtetit local. Në këtë proekt kanë marrur  pjesë nxënës të etnive të ndryshme Për rezultatet dhe aktivitetet e proektit në fjalë foli udhëheqësja Divna Jankova.
 
Kurse pjesëmarrës të programit “Respektimi i dallimeve“ folën për nevojën për respektimin e ndërsjelltë  dhe mirëkuptimin e elementeve më të rëndësishme me kompentenca interkulturore me mentoren Albina Berisha.
 
“Qëllimi i këti proekti i shte që të sigurohet komunikim sa më i thellë mes shkollarëve të mesëm të cilët i përkasin 3 shkollave të mesme SHMK Ekonomike ”Pero Nakov”, SHMK Teknike “Nace Bugjoni”, dhe SHMK Gjimnazi “Goce Dellcev”. Si qëllim kryesor ky projekt “Respektimi i dallimeve”, është që në jetën e tyre në të ardhmen të realizojnë një komunikim sa më të mirëfillt mes veti, në shoqëri, në rrethin ku jetojnë, të zhvillojnë një tolerancë e cila do të jet si pjesë e komunikimit të tyre në shoqëri gjithashtu të mësojnë ti respektojnë dallimet e njerëzve pa marr parasyshë dallimet etnike, fetare, gjinore e kështu me rradhë”, theksoi Albina Berisha, mentore e proektit, profesoreshë në ShMK Ekonomike “Pero Nakov” - Kumanovë.
 
Berisha, gjithashtu na njoftoi edhe me përvojat dhe temat me të cilat u ballafaquan nxënësit e etnive të ndryshme, pjesmarrës në këtë proekt.
 
“Temat që janë përpunuar këtu kanë qenë kryesisht për kulturën, multikulturën, traditat pastaj ka qenë tema për stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimi ku nxënësit janë trajnuar këtu që diskriminimi sjellë komunikim jot ë mirëfillt mes veti gjithashtu janë trajnuar që në jetën dhe komunikim e përditëshm sa më shumë të jet e mundur që ti largojnë këto stereotipe dhe paragjykime”, theksoi, Berisha.
 
Shkollën e mesme “Pero Nakov“ paralelet në gjuhën shqipe e përfaqësuan nxënëset Mirisha Abazi, Egzona Abazi, Diana Musliu dhe Besiana Ajeti, të cilat ishin mjaft aktive gjatë gjithë proektit.
 
FATLUM AQIFI