Botë

Të paktën 53 viktima gjatë goditjes së ciklonit Pam në Pacifik

14.03.2015 14:50

Të paktën 53 persona e kanë humbur jetën gjatë goditjes së ciklonit tropikal Pam mbi ishujt në pjesën jugore të Oqeanit të Qetë, njoftoi TASS...

Era e fiqushme, e përcjellur me të reshura të mëdha, ka shkaktuar dallga të mëdha, të larta edhe nga disa metra. Siç njoftoi DPA, Pam me ashpërsi të pazvogëluar po lëviz në drejtim jug-juglindje drejt Zelandës së Re.
 
Radioja australiane Ej-Bi-Si, njoftoi se nga cikloni më së shumti është goditur shteti ishull Vanuatu, prej ku janë edhe 52 viktimat. Vetëm në pjesën veriore të Arqipelagut jetën e kanë humbur 44 njerëz, ndërsa në kryeqytetin Port Vila jetën e kanë humbur edhe tetë persona tjerë. 
 
Një person e ka humbur jetën edhe në Papua Guinea e Re, kur një dru i shkulur nga era e fuqishme ka ra mbi shtëpinë e tij.
 
Cikloni i goditi edhe Ishujt Solomone dhe Fixhin.
 
Për shkak të ciklonit, janë anuluar të gjitha fluturimet në rajon, anijet kanë mbetur në porte, ndërsa shitoret dhe institucionet publike janë mbyllur.
 
Pam dje u shndërrua në ciklon të kategorisë së pestë, duke arritur shpejtësi të erës prej 230 kilometrave në orë. 
 
Sezoni i cikloneve tropikale në Pacifikun jugor zgjat prej fillimit të nëntorit deri në fund të prillit./mia