Maqedoni
Shëndetësi, dita botërore e luftës kundër sulmit në tru
29.10.2023 15:51
Çdo e 40 - ta sekond regjistrohet sulm të ri në tru, çdo e katërta minutë përfundon me vdekje....

Çdo e 40 - ta sekond regjistrohet sulm të ri në tru, çdo e katërta minutë përfundon me vdekje. Kjo është statistika botërore sa i përket sulmeve në tru në nivel globar. Në kryqytet u shëna 29 - Tetorin, Dita botërore e luftës kundër sulmit në tru ku aktivistët dhe qytetarët të cilët kanë tejkaluar vështirësitë dërguan mesazhet e tyre rreth kësaj sëmundjeje.
“Tani jam mirë, nuk kam tension mirëpo akoma më shtrengon diçka tek gjokësi.”, u shpreh një qytetar.
“Jemi pleqë, megjithatë mirë po ndjehemi tani, kemi shëndet, është më rëndësi që po lëvizim dhe jemi në këmbë tona.”, u shpreh një qytetare.
Fella e mjekëve u bënë thirrje qytetarëve që të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore, pasi që sulmi në tru është sëmundje e pamëshirëshme e cila në të shumtën e rasteve numron pasojat ose përfundon me vdjekje.
“Për fatë të keq vendi ynë është rrethuar me vijë të kuqe në hartën botërore sa i përket numrit e të prekurëve nga sulmet në tru. Mesatërisht në 100 mijë banorë kemi rreth 22-23 për qind të sulmeve në tru. Bëhet fjalë për një sëmundje tëpër serioze dhe e rënd, ku 1/3 e pacientëve kanë fatin që ti tejkalojnë sulmet në tru pa pësuar pasoja të rënda, 1/3 tjetër mbesin me invaliditet të përhershëm ndërsa 1/3 tjetër e të prekurëve humbin jetën.”, tha Dragana Petrovska, kryetare e Shoqatës Nevrologjike.
Dieta, marrja e terapisë në kohë si dhe aktivitetet fizike janë një ndër rekomandimet më të preferuara për të kontrolluar sëmundjen në vazhdim, ndërsa rekomandimet e fundit botërore për të parandaluar sulmet në tru dhe në zemër, janë që të pakësohen kafet, alkoholi dhe cigaret e tepërta.
“Tre kafe në ditë e zvogëlojnë pastërtinë e organeve kardiovaskulare, 5 deri më 6 gota verë brenda javës, e përgjysmojnë pastërtin poashtu për sëmundjet kardiovaskulare, është e preferueshme që të konsumohet rreth 2 ose 3 litër ujë.”, tha Marjian Boshevski, kryetar i Shoqatës Kardiovaskulare.
Për fellën e mjekësisë është i shqetësues fakti që përdorimi i lëndeve narkotike në mesin e të rinjëve poashtu ndikon në rritjen e numrit të sulmeve në tru tek të rinjtë.
REXHEP QAMILI
