Maqedoni

Integrimi, Pendarovski: Procesi i integrimit de fakto i ngrirë

29.10.2023 16:11

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski shpreh pesimizimin e tij sa i takon zgjerimit të Unionit....

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski shpreh pesimizimin e tij sa i takon zgjerimit të Unionit. Sipas Pendarovskit procesi i integrimit aktualisht është i ngrirë dhe besimi i qytetarëve tek institucionet është në rënie. Sipas Pendarovskit për këtë fajtorë janë vetë politikanët. 
 
“Procesi i integrimeve europiane, si mjeti më i rëndësishëm i transformimit, defakto është ngrirë, pikërisht tani kur duhet të merren vendimet strategjike për integrimin e rajonit tonë. Gjëndja jonë e brendshme nga ky aspekt është gjithashtu është brengosëse. Të gjitha analizat e opinionit publik tregojnë besim të ulët në institucionet demokratike, edhe më të ulët në funksionimin e shtetit ligjor, gjegjësisht shënojnë pesimizëm të përgjithshëm për të ardhmen. Këto trende posaçërisht janë të theksuara te të rinjtë me mbështetje nga modelet populitse të qeverisjes. Qytetarët, sigurisht se nuk mund të fajësohen për një gjendje të tillë. përgjegjësia është tek liderët politik dhe shoqëror.”, tha presidenti Stevo Pendarovski.
 
Shkup takim Pendarovski – Von der Lejen
 
Qëndrimi i shefit të shtetit vjen në prag të mbërritjes së kryetares së komisionit europian Ursula Von Der Lejen në Shkup. Ajo në mbrëmje do të takohet me presidentin Pendarovski në vilën presidenciale. Temë e takimit pritet të jenë ndryshimet kushtetuese si faktori kyç për hapjen e kapitujve negociues me BE-në. Von der Lejen në Shkup vjen me një plan konkret për shtrirjen e një pjese të tregut europian në Ballkanin Perëndimor, për të cilën do të flasë katër ditët në vijimin edhe me kreun shtetror të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.
 
MERALE ISMAILI