Botë

Shtatë të vdekur gjatë rrëzimit të helikopterit ushtarak serb në Beograd

14.03.2015 14:51

Shtatë persona e humbën jetën mbrëmë në rajonin e Beogradit, gjatë rrëzimit të helikopterit të Ushtrisë së Serbisë...

Shtatë persona e humbën jetën mbrëmë në rajonin e Beogradit, gjatë rrëzimit të helikopterit të Ushtrisë së Serbisë, i cili ka transferuar një foshnjë pesëjavëshe nga Novi Pazari drejt aeroportit të Beogradit "Nikolla Teslla", kumtoi sot Ministria serbe e Mbrojtjes.
 
Ashtu siç lajmëroi Tanjug, mes të vdekurve janë foshnja dhe gjashtë persona tjerë.
 
Helikopteri i llojit Mi-17 është dashur ta dërgojë foshnjën rëndë të sëmurë deri në Beograd që të hospitalizohet në Institutin për nënë dhe fëmijë.
 
Sipas B92, për shkak të kushteve të këqia të motit dhe mjegullës, helikopteri mbrëmë rreth orës 22 nuk ka arritur të fluturojë në aeroportin në Beograd.
 
Pas kësaj ai një kohë ka qarkulluar mbi Beogradin në tentim që të gjejë vend për aterim, pas çka rreth orës 22:30 është zhdukur nga radarët./mia