Maqedoni

Kërçovë, komuna vazhdon me investimet ekologjike

29.10.2023 17:44

Duke u nisur nga fakti se menaxhimi i mbeturinave në një pjesë të vendbanimeve rurale të komunës së Kërçovës...

Duke u nisur nga fakti se menaxhimi i mbeturinave në një pjesë të vendbanimeve rurale të komunës së Kërçovës, ka prodhuar efekte pozitive, NP “Komunalec” do të fillojë së shpejti projektin ekologjik për gjithë teritorin e komunës, që ofron mundësinë e mbledhjes së mbeturinave, sistemimit dhe reciklimit të tyre, që pa dyshim do ta përmirsojë situatën e përgjithshme ekologjike në hapësirat e komunës së Kërçovës.
 
Kreu i Kërçovës Fatmir Dehari, thotë se zgjidhja e problemeve ekologjike është kërkesë prioritare e banorëve dhe administrata komunale e Kërçovës i ka hedhur hapat e parë të këtij projekti që siguron funksionimin e sistemit për grumbullimin, selektimin dhe përpunimin e mbeturinave në të gjitha vendbanimet e komunës së Kërçovës.
 
Ekspertët ekologjik vlerësojnë se situata e rënduar ekologjike në rajonin e Kërçovës, lidhet me mungesën e deponisë sanitare. Prandaj projekti për mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave, pritet të prodhojë efekte pozitive në uljen e përmasave të ndotjes së ambientit jetësor në rajonin e Kërçovës.
 
SHABAN DALIPI