Botë

Forcat irakiane e ndërmorën kontrollin mbi Tikritin

14.03.2015 15:00

Forcat e armatosura irakiane, të ndihmuar nga anëtarët e grupeve paramilitare sunite dhe shiite, arritën t'i largojnë pjesëtarët e grupit Shteti Islamik nga Tikriti...

Forcat e armatosura irakiane, të ndihmuar nga anëtarët e grupeve paramilitare sunite dhe shiite, arritën t'i largojnë pjesëtarët e grupit Shteti Islamik nga Tikriti dhe të ndërmarrin  kontroll të tërësishëm mbi qytetin, lajmëroi TASS.
 
Sipas ministrit irakian të Mbrojtjes, Haled al Obejdi, ushtarët irakian më 11 mars kanë hyrë në Tikrit, duke i ndërmarrë pjesët qendrore dhe deri sot kanë arritur t'i largojnë të gjithë xhihadistët nga qyteti.
 
Obejdi shtoi se forcat irakiane kanë ndërmarrë kontroll edhe ndaj dy periferive të mëdha të Tikritit, Al Alam dhe Al Dour.
 
Tikriti ishte me rëndësi strategjike për përpjekjet e SHI-së për ofensivën ndaj Bagdadit. Pushtimi  i tij nga ana e armatës irakiane tani ua hap rrugën forcave qeveritare për përparim drejt Mosulit, qytet i dytë më i madh irakian nën kontroll të xhihadistëve./mia