Kriva Pallankë, ndërron jetë një minator, ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave

30.10.2023 10:23

Me datë 27.10.2023 në ora 17:10 në Stacionin Policor Kriva Pallankë...

Me datë 27.10.2023 në ora 17:10 në Stacionin Policor Kriva Pallankë, është raportuar se në Emergjencën Mjekësore – Kriva Pallankë është sjellë i vdekur S.M.(54) nga Kriva Pallanka, i cili ka mbetur i lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës si minator në një minierë në Kriva Pallankë, po ashtu ka ndërruar jetë gjatë transportit nga miniera për në Shtëpinë e Shëndetësisë në Kriva Pallankë, njofton MPB.

Një ekip inspektues nga Kriva Pallankë dhe një inspektor i punës kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.