Vazhduan sulmet izraelite në Gaza

30.10.2023 11:23

Avionë luftarakë, artileri dhe luftanije...

Avionë luftarakë, artileri dhe luftanije të ushtrisë izraelite bombarduan gjatë gjithë natës Rripin e Gazës, veçanërisht pjesët veriore.Sipas agjencisë palestineze të lajmeve UAFA, zonat Beit Lahye, Jabalya dhe Beit Hanoun në pjesët veriore të qytetit u goditën nga avionë luftarakë.

Përveç bombardimeve intensive nga avionët luftarakë, pjesët lindore Beit Lahiye dhe Jabaliya ishin shënjestër e sulmeve të artilerisë.Ndërsa shumë sulme ajrore u kryen në lagjet Jela dhe Nas në veriperëndim të Gazës, Megazi dhe Khan Younis ishin objektiv i predhave të artilerisë.Shtëpia e familjes Abu Siydu në Khan Younis dhe dy shtëpi në lindje dhe perëndim të Rafahs në kufirin me Egjiptin u goditën nga avionët luftarakë izraelitë.

Ndërsa njoftohet se ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet, nuk u dhanë shifra. Gjithashtu, nga bombardimet u dëmtua edhe Spitali Al-Quds në Gaza dhe Spitali i Miqësisë Türkiye-Palestinë, ku kryhet i vetmi trajtim i kancerit në qytet.