Maqedoni
Prezantohen ofertat e universiteteve turke
14.03.2015 15:37
Në Shkup u hap panairi më i madhi në Ballakan i universiteteve...

Oferatat e tyre i prezantuan mbi 53 universitetete nga Turqia, vendet Kaukaze dhe të Ballkanit.
Organizatorët turk të panairit thanë se studentët që do të vijnë të studiojnë në Turqi do tu ofrohen kushte të barabarta studimi me studentët turk.
“Studentët që vijnë nga Maqedonia i ndjejmë si miq tanë dhe ata kur vijmë i presim në mënyrën sa më të mirë. Ata nuk gjejnë te vetëm një universitet për të studiuar por në të njëjtën kohë gjejnë te ne universitet ku do të mund të kyçen në shumë sfera të shoqërisë turke si psh aktivitete kulturore, sportive, pra nuk i njohim ata si të huaj“, shprehet Dilek Okjuxhu nga universiteti teknik “Erzurum”.
Interesimi i të rinjëve ishte i madh. 20 nxënës fituan bursa për studime falas në Turqi.
“Ka shumë oferta dhe universitete janë shumë të mira dmth mundësi të reja për ne“, shprehet nxënësja.
“Ka shumë oferta të mira, ka shumë universitete që na pëlqejnë shumë“, shprehet nxënësja.
Kryesia e lidhjes së universiteteve nga Turqia premtoi ndarjen edhe të bursave të tjera në Maqedoni për nxënësit me mesatare më të lartë.
“Në kuadër të provimit për studentë të huaj i cili do të mbahet më 17 maj, 30 studentëve më të sukseshëm do tu mundësohet falas të studiojnë në Turqi. Përpos kësaj, Turqia i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit ndërkomëbatrë me institucionet arsimore. Studentëve të huaj u ofrohen kushte të volitshme sikurse studentëve turk”, shprehet kryetari i lidhjes KUNUB, Ramazan Korkmaz.
Panairi do të jetë i hapur edhe nesër ndërsa mbrenda vitit pritet që oferatat e gjitha këtyre universiteteve turke dhe të shteteve të Ballkanit të prezantohen edhe në Azerbejxhan.
MERAL ISMAILI
