Lufta e shekullit nuk do zhvillohet këtë vit

30.10.2023 11:48

Tyson Fury e fitoi meçin më të vështirë....

Tyson Fury e fitoi meçin më të vështirë, por edhe më të kontestuar në karrierën e tij. Ai e mundi me vendim befasues të referëve kamerunasin Francis Ngannoi (96:93, 95:94 e 94:95), në meçin e zhvilluar në Riyadh të Arabisë Saudite, tani sfidë e re për atë do të jetë lufta e ashtuqujatur e shekullit me ukrainasin Alexander Usik.

Në këtë luftë Fury dhe Usik do ti kryqëzojnë dorëzat për bashkimin e titujve të kampionit për peshat e rënda. 

Një luftë e tillë nuk është zhvilluar që nga viti 1999. Dihet se kjo luftë po ashtu do të zhvillohet në Arabinë Saudite, por nuk dihet dita e saktë.

Nëse bazohemi në prononcimin e fundit të promotorit të Fury-t, Frenk Woren, kjo luftë nuk do të zhvillohet deri në fund të këtij viti.

“Kemi kontraktuar luftë me Usik-un dhe shpresoj kur Fury, do të jetë gati do të mësojmë edhe datën e zhvillimit të saj.  Nuk do jetënë dhjetor pasi ai nuk është i gatshëm.  Sigurisht se 5-6 javë nuk janë të mjaftueshme, por edhe lufta me Ngannoi ishte e rëndë dhe do ti nevojitet kohë për rehabilitim.”, ka thënë Woren.