Takimi Kovaçevski - Von Der Lejen: Rrugëtimi nuk është i lehtë, por i arritshëm

30.10.2023 12:04

Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski priti me nderimet më të larta shtetërore kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Pas takimit me Kovaçevskin Von Der Lejen do të vizitojnë një fabrikë për përpunimin e pemëve dhe perimeve në afërsi të Shkupit, përfituese e mjeteve nga programi IPARD i financuar nga BE-ja.

“Na mbetet edhe shumë punë, për këtë jemi të vetëdijshëm, unë gjithmonë them se me punë arrihet gjithçka. Jam i bindur se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është ambicioze, por i arritshëm.  Rruga deri në BE nuk është e lehtë, por duhet të kalohet. Shpërblimi im i asaj rruge të vështirë do të jetë anëtarësimi në BE. Gjeneratat tona do të jetojnë në BE më të pasur dhe me standard më të mirë se ai që kemi tani.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Von Der Lejen: Të gjithë kanë përgjegjësi për të ardhmen

“Një ditë do ta presim Maqedoninë e Veriut në mesin tonë me gjuhën dhe identitetin e saj. RMV-ja ka arritur shumë dhe dëshira ime është që absolutisht duhet të vazhdoni. Procesi i skriningut po vazhdon. Me ndryshimet kushtetuese, shpresoj që të gjitha partitë politike do të shfrytëzojnë rastin dhe të ecin përpara. Është e rëndësishme që të shfrytëzohet ky moment. E di se këto procese janë sfiduese.”, - theksoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen.