Ademi dhe Dinamo me përmbysje mundën Lokomotivën
Në ndeshjen e javës së 13-të...

Në ndeshjen e javës së 13-të, të SuperSport HNL (Kroaci) skuadra e Dinamo Zagrebit, me një kthesë të pa besueshme, ia doli të fitojë derbin lokal me Lokomotivën.
Indrit Tuci ka shënuar golin e katërt në elitën e futbollit kroat për Lokomotivën e Zagrebit, por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij, pasi në kohën shtesë u dorëzuan. Në fraksionin e parë skuadra e Dinamos rastin më të mirë për shënim e kishte pas goditjes së Arijan Ademi-t.
Te mysafirët (Lokomotiva) luajtën edhe Jon Mersinaj e Feta Fetai, ndërsa Art Smakaj ishte në bankën rezervë.
Pas javës së 13 skuadra e Riekës është e para me 26 pikë, e ndjekur nga Hajduku (24) dhe Dinamo (22). Të kaltërtit kanë dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa Rieka dhe Hajduku nga një ndeshje më pak.
