Skuka dhe Fetai me Mariborin iu kthehen fitoreve
30.10.2023 12:15
Skuadra e Mariborit në javën e 14 të kampionatit slloven....

Skuadra e Mariborit në javën e 14 të kampionatit slloven në terren vendas me rezultatin 2:1 e ka mundur Rogashkën. Nga minuta e parë e ndeshjes e deri në atë të 62, në fushën e lojës ishte aktiv Xhuliano Skuka.
Sulmuesi shqiptar kishte paraqitje të mirë, por nuk ia doli të tund rrjetën kundërshtare.
Në 4 minutat e fundit të ndeshje (90+2), tek Maribori në lojë u inkuadrua edhe shkupjani Behar Feta. Maribori me 20 pikë, mban pozitën e pestë në renditje, renditjen e kryeson Celje me 29 pikë, e ndjekur nga Koper (25), Olimpia (21) dhe Bravo po ashtu 21 pikë.
