Zhizhoviç- Shkupi me fitore të pastër
Skuadra e Shkupit në hapje të raundit të dytë...

Skuadra e Shkupit në hapje të raundit të dytë të kampionatit të sivjem, në terren vendas ka shënuar fitore 3:0, ndaj Rabotniçkit. Nga ardhja e trajnerit Zhizhoviç. “pëllumbat” nga Çairi kanë tetë fitore dhe dy barazime.
“Mendoj se golin e parë e shënuam më shumë nga dëshirë, pasi që nuk kishim lojën tonë në gjysmë orën e parë të ndeshjes, por në përgjithësi pasi që hapën ndeshjen, shkuam në drejtim të cilën edhe dëshironim dhe më pas shënuam edhe dy gola dhe kishim edhe disa kundërsulme ku mendoj se kemi mundur të bëjmë edhe më shumë. Na vjen një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ajo kundër Vardarit për të cilën që tani fillojmë punën, ndërsa këtë ndeshje tash më e harrojmë. Edhe pse jemi në vendin e parë, ne nuk mendojmë fare në rezultatet e ekipeve kundërshtare.”, ka thënë Zhizhoviç.
