Maqedoni

Analistët: Nevojitet ndërhyrje më të ashpër ndërkombëtare

14.03.2015 16:03

Pasi kryeministri Gruevski iu përgjigj negativisht oponentit të tij politik Zaev për dorëheqje dhe formimit të qeverisë kalimtare...

Pasi kryeministri Gruevski iu përgjigj negativisht oponentit të tij politik Zaev për dorëheqje dhe formimit të qeverisë kalimtare, analistët politik vlerësojnë se vetëm faktori ndërkombëtarë mund ta nxjerrë Maqedoninë nga situata e bllokuar politike.
 
Analisti politik Albert Musliu thotë se VMRO-ja ka treguar se nuk ka kapacitet që këtë çështje ta zgjidh me fuqi të brendshme.
 
Ndërhyrja e ndërkombëtarëve kësaj rradhe sipas Musliut do të jetë më e ashpër.
 
“Besoj se kyçja e faktorit ndërkombëtarë në krahasim me dy vjet më parë kur u nënshkruajt marrëveshja e marsit, do të jetë më direkte më konkrete dhe më e qartë. Nuk besoj se edhe LSDM do të pranojë ndonjë marrëveshje të paqaratë dhe të padefinuar siç ishte ajo e marsit e cila në momentin kur u nënshkrua edhe filloj të implementohet ashtu si duhet. Ashtuqë mendoj se nuk do të jenë vetëm inkurajues të procesit por do të jenë edhe garantues të procesit“, shprehet analisti politik Albert Musliu.
 
Interesimi I Brukselit zyrtar për të ndërmjetësuar veçmë ka filluar. Ditë më parë eurodeputetët votuan draft-rezolutën për progresin e Maqedonisë.
 
Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini do të ndërmjetësojë me procesin. Sfida të para pas daljes nga ngërçi politik për analistin Albert Musliu do të ishin vendosja e mekanizmave për kthimin e besimit në institucione.
 
“Sigurisht që do të ketë pastrim të listave zgjedhore, sigurisht se do të ketë process pak më transparent edhe të procesit zgjedhor edhe do të pamundësohen gjërat të cilat kemi pasur mundësinë ti ndëgjojmë në përgjimet e fundit, normalisht nëse ato vërtetohen se janë të vërteta“, shprehet analisti politik Albert Musliu.
 
Ditë më parë lideri i opozitës Zoran Zaev nëpërmjet audio xhirimeve akuzoi VMRO DPMNE-në për falsifikim të zgjedhjeve dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit.
 
Për Gruevskin se kush do jetë në qeveri e kush jo, vendos populli ndërsa audio-xhirimet me akuza për vjedhje dhe falsifikim te votive  në zgjedhje janë materiale të krijuara dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin.
 
MERAL ISMAILI