Dardani shënon gjashtë gola në kampionatin slloven
30.10.2023 12:22
Dardan Shabanhaxhaj është sulmuesi shqiptar...

Dardan Shabanhaxhaj është sulmuesi shqiptar ( Austri – Kosovë) që po shkëlqen me fanellën e Murës, teksa ka arritur në shifrën e gjashtë golave në elitën e Sllovenisë. Të dielën Shabanhaxhaj realizoi golin e vetëm për Muran në barazimin 1-1 me Radomljen në transfertë.
22-vjeçari shënoi për 1-0 në minutën e 25-të, ndërkohë që vendasit më pas barazuan shifrat.
Në 13 paraqitje me fanellën e Murës, Shabanhaxhaj ka regjistruar edhe dy asistime. Mura ka 15 pikë nga 13 ndeshje dhe mban vendin e gjashtë në kampionatin e Sllovenisë.
