Vizita e Von Der Lejen në Kosovë rezulton me ndërprerje të përkohshme të trafikut, ambasadorët e akredituar në takim me Kurtin

30.10.2023 12:37

Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë....

Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit të qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen.

Në njoftim thuhet se gjatë mesditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut nga aeroporti në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”

Edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë i kanë shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti. Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, derisa po zhvillohet para takimit të Kurtit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen.

Von Der Lejen do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani. Me Osmanin pritet të takohet në orën 13:30, ndërsa me Kurtin në 14:15.