Volejboll – Liria dhe Shkëndija në krye të renditjes

30.10.2023 12:44

Volejbollistët e skuadrës së Lirisë dhe Shkëndijës....

Volejbollistët e skuadrës së Lirisë dhe Shkëndijës, që të dyja këto ekipe nga Tetova, janë duke kryesuar renditjen e elitës së volejbollit vendor.

Këto dy skuadra edhe në javën e dytë të kampionatit të sivjem shënuan fitore bindëse 3:0 në sete.

Fundjavë që e lamë pas skuadra e Lirisë në transfertë me 3:0 (17:25, 19:25, 14:25) e mundi Borecin, ndërsa Shkëndija në terren vendas po ashtu nuk kishte probleme në përballje me Vardarin, të cilin e mundit me rezultatin identik 3:0 (25:16, 25:10, 25:5).

Në javën e dytë të kampionatit të sivjem në transfertë po me 3:0 (15:25, 17:25, 15:25), UT-ja e mundi Janta Volej.