Qatoja ulet në pankinën e Vllaznisë nga Shkodra

30.10.2023 12:46

Humbja me Kukësin në fundjavën që lamë pas...

Humbja me Kukësin në fundjavën që lamë pas duket se ka qenë fatale për trajnerin Migen Memelli, i cili është shkarkuar nga drejtimi i Vllaznisë, e klubi ka hyrë në bisedime me disa teknikë për të vendosur se cili do të drejtojë skuadrën tani e tutje. Mediat në Shqipëri, shkruajnë se të dielën u mësua edhe emri i trajnerit të ri. Sipas tyre Qatip Osmani do të jetë trajneri i Vllaznisë.

Gazeta “Sot”, shkruan se Osmani ka arritur marrëveshjen me kuqeblutë dhe pritet të mbërrijë në Shkodër  gjatë ditës së sotme, ku do të bëjë prezantimin zyrtar dhe do të drejtojë seancën e parë stërvitore.

Trajneri tetovarë do të zëvendësojë Memellin, i cili nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve, pasi grumbulloi vetëm 12 pikë në 10 javë dhe krijoi shumë tension me disa prej futbollistëve.

Tekniku Osmani ka një eksperiencë të madhe në  futbollin vendor, ku ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Renovën dhe Shkupin.

Kjo do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri për Qatip Osmanin, që do të provojë të bëjë rezultate të mira edhe me skuadrën e Vllaznisë nga Shkodra.