Ambasadorët në takim të paparalajmëruar me Kurtin

30.10.2023 12:49

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur takim të paparalajmëruar....

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur takim të paparalajmëruar me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

RTK raporton se ky takim ka përfunduar, derisa asnjë nga ambasadorët nuk ka pranuar të deklarohet për media.

Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e akredituar pas takimit që pati javën e kaluar në Bruksel me kancelarin gjerman, Scholz, presidentin francez Macron dhe kryeministren italiane, Meloni.