Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
30.10.2023 13:53
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,98 % në raport me vendimin e datës 27.10.2023.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU ulet për 0,883 denarë për kilogram.
Nga data 31.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 81,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 83,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 81,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 46,291 (denarë/kilogram)
