Maqedoni
Dita e veres, festa pagane që festohet edhe në ditët tona
14.03.2015 16:06
Nëse pyeteni cfarë dite është sot, të gjithë me siguri do të përgjigjeni. 14 mars...

Dhe kjo ëhstë e vërtetë por 14 marsi në fakt ëhstë një ditë që për shumë njerëz shënon gjithë vitin. Sepse jo më kot thonë “Cdo të bësh sot, do bësh gjithë verën”.
Sot ëhstë dita e verës, një festë e mbajtur gjallë që nga kohët pagane, që festohet edhe sot në shumë qytete shqiptare, edhe pse nuk është traditë e shumicës së njerëzve në Maqedoni.
Tek ne këtë ditë e festojnë vetëm dibranët dhe struganët. Kukreku, lulethane, degë shelgu, këto janë lulet e ditës që njerëzit që e festojnë preferojnë ti mbajnë në duar.
Sepse thonë që nëse vë një degë nga këto lule në pragun e shtëpisë, do kesh fat gjithë verën. Ata që festojnë preferojnë sot të dalin nëpër lëndina e të jenë më pranë gjelbërimit, sepse esenca e ditës së verës, është ikja e dimrit dhe fillimi i lulëzimit të jetës. Festimet e sotme pra shënojnë ndryshimin e stinëve.
“E dijme se njeriu me botëkuptim pagan ka ditur t’i dalloje disa ndryshime klimatike që ndodhin në natyrë dhe pikërisht në këto ndryshime klimatike ai ka caktuar festa të ndryshme nëpërmjet të cilave ai ka kaluar në një fazë tjetër kohore.Dihet se koha është e karakterit profan e karakterit të përditshëm dhe e karakterit sakran apo e karakterit të shenjtë dhe pikërisht pra këto festa shënojnë kohën e shenjtë dmth kthimin primordial në një kohë ab origjinë kur ka filluar dicka të ekzistojë në zanafillë”, shprehet etnologu Izaim Murtezani.
Si ritual i ditës së verës është edhe këputja e dëgës së thanës me të cilën të gjithë familjarët tërhiqen dhe botkuptimi është që tërë verën ta kalojmë të fortë si thana.
“Dita e verës jo vetëm un që e konstatoj por edhe të gjithë të tjerët që merren me etnokulturë e konstatojnë se është një festë në të cilën aspak nuk kanë depërtuar elemente krishtere dmth ka mbetur një festë kryekëput pagane përderisa te festat tjera psh shën Gjergji është I emërtuar sipas një shenjtori krishter I cili e ka pasur emrin shen Gjergj. Është nje festë e cila festohet pothuajse në të gjitha territoret ku jetojnë shqiptarë duke filluar madje edhe nga arbëreshët e Italisë”, shprehet etnologu Izaim Murtezani.
Pse dita quhet e Verës, kur në fakt kjo ditë kremtohet në prag të stinës së pranverës ? Kjo ndodh sepse në kalendarin diellor ilir/shqiptar dhe disa popujve tjerë, ka vetëm dy stinë, Verë dhe Dimër, dhe stinët nisin në mars e shtator dhe arrijnë në qershor e dhjetor, atëherë kur festohet përkatësisht Mesvera dhe Mesdimri.
Ndërkohë në Shqipëri, Elbasani njihet si qyteti i cili kremton më shumë këtë festë dhe ushqimi tradicional që identifikon festën janë ballokumet.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
