Maqedoni
Von der Lejen në Shkup me mesazh: Eurointegrimi është zgjedhja dhe përgjegjësia e juaj
30.10.2023 14:25
Shefja e ekzekutivit të BE-së shpreson se partitë do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese...

Shefja e ekzekutivit të BE-së shpreson se partitë do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, sepse siç tha të gjithë aktorët politik kanë përgjegjësi për të ardhmen e shtetit. Gjërat brenda BE-së lëvizin pozitivisht, por ndryshimet kushtetuese janë hap i patjetërsueshëm drejt integrimit ishte e prerë, Von der Lejen.
“Zgjedhja është e juaj dhe me të vërtetë shpresoj se të gjitha palët, të gjitha partitë do ta shfrytëzojnë këtë moment dhe do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese, sepse bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, për zgjedhjen tuaj dhe të gjitha partitë kanë përgjegjësi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ne duam që RMV-ja të bëhet anëtare e BE-së.”, - deklaroi kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.
Kovaçevski: BE-ja opsion i vetëm, mos të kalkulojmë me të ardhmen
Edhe kryeministri Kovaçevski me shpresë se deputetët e Kuvendit do ta kapin momentin i cili shpie në familjen e madhe evropiane. Vë theksin te VMRO-DPMNE-ja si lojtare kryesore që pengon miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke shtuar se nuk kalkulohet dhe nuk ndërtohet rejting politik mbi interesa madhore shtetërore.
“E kemi shansin e papërsëritshëm për të siguruar të ardhme evropiane për vendin me miratimin e vendimeve të nevojshme në Kuvend. Shpresoj që ata të cilët gjithmonë në histori kanë qenë kundër integrimeve euroatlantike, përfundimisht për herë të parë në politikën e tyre të ekzistimit do të tregojnë në Parlament se janë pro së ardhmes evropiane të shtetit, sepse tash ka dritare të hapur për aderim në BE.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Von der Lejen e cila turin diplomatik nga Shkupi e filloi me promovimin e planit zhvillimor të BE-së për Ballkanin Perëndimor, shpalosi pakon prej gjashtë miliardë eurosh për partnerët e Ballkanit Perëndimor, në drejtim të reformave dhe zhvillimit ekonomik. Nga vendi ynë, kryetarja e Komisionit Evropian vizitën e vazhdon në Kosovë, Mal të Zi, Serbi, për ta përmbyllur në Bosnjë dhe Hercegovinë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
