Ekonomi
Zbatimi i ligjit për solidaritet, në buxhetin e Republikës hynë 32 milionë euro
30.10.2023 14:55
Në arkën buxhetore janë shtuar 32 milion euro mjete tatimore nga rreth 90 kompani...

Në arkën buxhetore janë shtuar 32 milion euro mjete tatimore nga rreth 90 kompani, që kanë respektuar ligjin për tatimin solidar, i cili ka përfunduar më 25 tetor. Sektori i biznesit këtë ligj e ka kontestuar para Gjykatës Kushtetuese, për siç thonë afatet kohore dhe kriteriumet, por njoftojnë se janë pro masave solidarizuese, por jo në këtë formë diskriminuese.
“Nuk e kontestojmë solidaritetin, por qasjen dhe kriteret. Nuk mundet të ndahen subjektet të solidarizohen të gjithë, tani bëhen degradime të arritjeve dhe të kompanive dhe ky tatim i referohet fitimit të vitit 2022 dhe nuk janë shifra reale.”, - deklaroi Branko Azeski nga OEM.
“Nuk mundet që kompanitë inovative dhe kreative dhe që kanë arritur sukses në kohë krize të tatimohen. Nuk mundet të tatimohen kompanitë në mënyrë retroaktive. Në vendin tonë duhet të implementohet kalendari tatimor që kompanitë të jenë të informuara se kur dhe çfarë tatimi duhet të paguajnë.”, - theksoi Goran Georgievski, nënkryetar i Shoqatë së Odave Ekonomike.
Mjetet nga tatimi solidar sipas Qeverisë do të dedikohen për masat antikrizë, të cilat janë në projektim e sipër nga ana e Qeverisë. Tatimi solidar i përfshinë kompanitë që vitin 2022 kanë realizuar fitim më të lartë se 10 milion euro. Dënimet për mosrespektim të këtij ligji kapin shifrat nga 1,800 euro deri 20 mijë euro.
GAZMEND REXHEPI
