Maqedoni
Osman Kadriu: Qeveria kalimtare krijohet në raste krizash
14.03.2015 16:18
“Qeveri kalimtare” është fraza e cila vazhdimisht dëgjohet Pas krizës politike në vend e sidomos pas aferës së përgjimeve masive...

Kjo paraqet kërkesë të liderit të LSDM-së opozitare Zoran Zaev, si një formë e vetme që do të krijonte kushte për zgjedhje demokratike dhe dalje nga kriza politike në vend.
Por, çfar në fakt përaqet qeveri kalimtare? Edhe pse në botë ka më shumë definicione për këtë si qeveri në tranzicion, qeveri e përkohshme apo qeverie teknike e përbashkët për të gjithë këto është se janë qeveri kalimtare që kanë mandat për qëllime të përcaktuara në mënyrë rigoroze.
Eksperti Juridik, Osman Kadriu, sqaron se bëhet fjalë për një qeveri të përkohëshme e cila përgadit rrugën për qeveri të vazhdueshme.
Ai shprehet se Qeveria kalimtare është një institucion kushtetues-juridik i cili zbatohet në shumë sisteme dhe shtete dhe formohet kur krijohet një boshllëk i madh politik.
“Një mundësi e till parashikohet edhe në rregullativën positive të Maqedonis dhe kjo ka të bëjë në ato rase kur në shtet krijohet kriza tejt të theksuara. Në kriza kur pushteti nuk gjen rrugdalje, nuk ndërrmerr masje konkrete ose në raste kur edhe vet pushteti I cili është prgjegjës për situatën e krijuar është I involvuar në kriz të thelluar. Paraqitet tash çështja si duhet të dal nga kjo kriy në të cilën gjindet Maqedonia. Një prej opcioneve është krijimi I një qeveria kalimtare, e cila do të zgjidhet nga parlamenti, sepse vetëm parlamenti ka kompetenc ti emërn ato përsona në rolin e ministrave dhe vetë kryeministrin I cili do të ushtroj kompetencën e qeveris me të gjitha kompetencave dhe obligimeve që ka. Parlamenti se pari duhet të konstaton dorheqjen e qeveris aktuale dhe të bëjë zgjedhjen e antarëve të qeveris së përkohshme”, shprehet eksperti juridik Osman Kadriu.
Osmani shprehet se qeveria kalimtare në përbërjen e vet duhet të ketë ekspertë, të cilët nuk janë të lidhur me parti dhe të cilët do të kishin vetëm një qëllim, të organizojnë zgjedhjet e ardhshme.
“Afatin nuk e ka përcaktuar kushtetuta, nuk e ka caktuar. Vetë fjala e përkohshme don të thotë se mandate parimishtë është më I vogël se 4 vjeçar, dhe nvaret prej kushteve që duhet ajo qeveri të krijon për daljen nga kriza. Këtu ekskluzivisht duhet të eërohen subjekte së pari jasht ngjyrave partiake dhe së dyti ekspert të fushave konkrete”, shprehet eksperti juridik Osman Kadriu.
Një prej qeverive më të mëdha kalimtare është qeveri e përkohshme ruse pas Revolucionit të tetorit në vitin 1917.Qeverit kalimtare rrall herë ndodhin në Evropë, por edhe aty ka përjashtime , në Itali dhe Greqi, u formuan për ta tejkaluar krizën ekonomike.
Në botë qeveri të njohura kalimtare ka pasur në Somali në vitin 2012, që u pranua në nivel ndërkombëtarë, në Kongo prej vitit 1998 deri 2003 dhe në Etiopi në vitin 2012.
SANIJE KASAMI
