Maqedoni

Komisioni Anketues për skandalin në Onkologji, Vasevi mbron furnizimin me ilaçe revers: Nuk rrezikova që pacientët të mbeten pa terapi

30.10.2023 15:50

Komisioni Anketues për skandalin e Onkologjisë vijoi me dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve....

Komisioni Anketues për skandalin e Onkologjisë vijoi me dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve. Anëtarët e Komisionit iu drejtuan me pyetje ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, për raportin e Entit Shtetëror të revizionit, për furnizimin me ilaçe në revers, si dhe mungesën e kolegjiumit profesional. Vasevi me përgjigje se është furnizuar me ilaçe që janë marrë revers, sepse nuk ka guxuar të mbetej pa terapi për pacientët dhe se nuk kishte informacion se i ishte dhënë infuzion një pacienti në vend të citostatikëve apo se terapia e pacientëve është me përjashtim të të dy rasteve të vjedhjes së barnave që u zbuluan.
 
“Kush ju dha leje që të krijoni një kaos të tillë në Klinikën e Onkologjisë.”, - theksoi kryetarja e Komisionit Anketues, Rashella Mizrahi. 
 
“Ka të drejtë kryetarja e Komisionit. Kaosi ndodh kur ju jepni terapi të cilën nuk mund ta paguani dhe nuk guxoni ta ndërpreni, sepse ky është një rreth vicioz që rrjedh dhe rritja e përnjëhershme e buxhetit, sepse Fondi deri në vitin 2021 nuk i faturonte ilaçet tona në faqen e tyre. Ata nuk kishin ide se sa shpenzohet për terapinë biologjike.”, - deklaroi ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev.
 
“Pse në këtë klinikë tenderët më të mëdhenj i fitonte drogeria “Panovski”?”, - pyeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE. 
 
“Pajtohem me deputetin Milloshevski, absolutisht pajtohem se nuk mundet vetëm një firmë të jetë distributore në kohën time për 42 për qind e tani të 70 për qind të ilaçeve në Onkologji.”, - u shpreh ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev. 
 
“A keni pasur informata në kohën kur ju udhëhiqnit Klinikën për shërim me infuzione të pacientëve dhe për shërimin e pacientëve që kanë ndërruar jetë? Liri dhe siguri gjatë veprimit më garantonte ndërgjegjja ime. Sigurisht se ajo nuk është akt juridik dhe mund të pësoni nga ajo. Për momentin as Kato softveri apo sistemi i hardeverit ku përzihet terapia në prani të katër infermiereve, nuk funksionojnë tërësisht.”, - theksoi Martin Kostovski nga LSDM. 
 
Marrja në pyetje pritet të përfundojë në fund të kësaj jave, pas së cilës brenda 30 ditësh duhet të shqyrtohet i gjithë dokumentacioni dhe të kalojnë në Kuvend konkluzionet për përgjegjësitë e mundshme politike. Edhe Prokuroria Publike hapi procedurë parahetimore që ende vijon. 
 
FLUTURA LATIFI