Maqedoni

Aksioni i koduar “Zinxhiri”, Prokuroria: Janë arrestuar 20 biznesmenë

30.10.2023 16:08

Prokuroria Themelore e Shkupit, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit...

Njëzet pronarë dhe drejtorë të 28 kompanive, janë arrestuar në aksionin e koduar “Zinxhiri”, ndërsa gjashtë të tjerë janë të pakapshëm për organet e hetuesisë. 

Siç bën të ditur Prokuroria Themelore e Shkupit, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Policisë Financiare dhe policisë pranë MPB-së ka kryer bastisje dhe arrestime në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër. Personat në fjalë dyshohen për shoqërim kriminel, evazioni fiskal dhe pastrimi të parave. Të njëjtit dyshohet se kanë themeluar apo marrë nën kontroll kompani, përmes të cilave kanë përgatitur fatura false për të mos paguar TVSH. 
 
Sipas Prokurorisë, në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin për më shumë se 490 milionë denarë, përkatësisht për gati tetë milionë euro. Për 13 të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit, për njërin masa e paraburgimit shtëpiak, ndërsa për 12 të tjerët masa kujdesi, si konfiskimi i pasaportës, ndalimi i largimit nga vendbanimi dhe ndalimi i kontakteve me persona të caktuar. Gjithashtu, është kërkua ngrirja e aseteve të pesë personave dhe shtatë kompanive. Tre persona nga Negotina dyshohet se kanë krijuar grupin kriminal në vitin 2019, më pas atyre u janë bashkuar edhe të dyshuarit e tjerë.