Maqedoni
Mbështetja financiare në rajonin verilindor, Bytyqi: Janë nënshkruar 41 marrëveshje
30.10.2023 16:26
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka vizituar Kompaninë kumanovare “Benton-Ni”...

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka vizituar Kompaninë kumanovare “Benton-Ni”, e cila merret me prodhimin e artikujve ushqimore dhe atyre higjienik. Nga pronari, Nazmi Ejupi, zëvendëskryeministri Bytyqi u njoftua për realizimin e mjeteve të ndara si mbështetje financiare të ndara nga Qeveria e RMV-së. Me këtë rast, Bytyqi njoftoi se Ligjin për mbështetje financiare të investimeve kompani të shumta në vend kanë hapur një numër të madh të vendeve të reja të punës me paga të kënaqshme.
“Vizitova kompaninë “Benton-Ni” me të cilën përshkruajmë një histori suksesi për ekonominë e vendit tonë, e cila prodhon produkte ushqimore e higjienike me çka mbi 100 produkte të saj përfundojnë në vendet Evropiane dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë kjo kompani mbështetet nga Qeveria, përmes ligjit për mbështetje financiare të investimeve.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi.
“Me përkrahje të këtilla nga ana e Qeverisë, ne si biznese do të kemi mundësi zhvillimi më të mirë. Numri i të punësuarve në kompaninë tonë aktualisht është 20, dhe çdoherë me dëshirë e vullnet që të rritet numri i të punësuarve, ka prej atyre që janë të interesuar e që kërkojnë punë tek ne dhe masën dhe mjetet që ne i shfrytëzojmë nga Qeveria pa dyshim se ua gjejmë vendin adekuat duke investuar në teknologji e përsosshmëri.”, - theksoi pronari i kompanisë “Benton-Ni” – Kumanovë, Nazmi Ejupi.
Vetëm të rajonin verilindor, rajon ky më i vogli në vend, siç njoftoi Bytyqi, janë nënshkruar 41 marrëveshje për ndihmë financiare për investime që kapin vlerën prej 600 milionë denarësh, nga të cilat deri më tani janë paguar mbi 152 milion denarë. Ndryshe deri më tani, Qeveria me anë të këtyre ndihmave financiare ka mbështetur rreth 900 kompani vendase.
FATLUM AQIFI
