Maqedoni
Pasiguria me transportin publik, qytetarët ankohen për vonesa
30.10.2023 16:44
Udhëtimi me transport publik është një histori në vete...

Udhëtimi me transport publik është një histori në vete. Autobusët vonohen dhe shpesh nuk vijnë fare. Qytetarët thonë se nuk arrijnë në kohë për shkak të orarit të Ndërmarrjes për Transport Publik. Udhëtarët thonë se kur vjen një autobus ndodh që brenda të jetë e stërngarkuar me udhëtarë, shumë herë autobusi nuk ndalet, pasi nuk ka vend ku të hipin udhëtarët. Qytetarët ankohen.
“Me turma, me shumë pritje në autobus. Ndonjëherë presim 15 minuta, ka raste kur presim 20 minuta. Ndonjëherë vjen para kohe.”, - theksoi një qytetare.
“Tani ai erdhi në kohë. Unë nuk udhëtoj shumë me autobus, por tani për tani është mirë.”, - theksoi një qytetare tjetër.
“Më ka ndodhur shumë herë që autobusi nuk ka ardhur.”, - tha një qytetar.
“Autobusët vonohen, ndodh që presim e nuk vijnë.”, - tha një qytetar tjetër.
NTP-ja ankohet për mungesë fondesh
NTP-ja këtë vit ka pranuar vetëm 414 milion denarë ndihmë nga Qyteti i Shkupit dhe arsyeja pse këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë votuar është se nuk e dinë saktësisht se ku shpenzohen paratë që Ndërmarrja për Transport Publik i ka marrë më parë nga Qyteti Shkupit. Sipas drejtorit të NTP-së, harxhimet e kompanisë janë të mëdha dhe paralajmëroi se kjo mund të shkaktojë ndërprerje të transportit publik dhe punëtorët të mbeten pa rroga.
SEDAT SELIMI
