Botë

Mbështetja financiare në rajonin verilindor, Von Der Lejen: Kosova ta pranojë Asociacionin

30.10.2023 18:03

Kosova duhet ta pranojë Asociacionin që ka mbetur pezull...

Kosova duhet ta pranojë Asociacionin që ka mbetur pezull, ndërsa Serbia duhet ta njohë Kosovën. Kështu ka deklaruar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, e cila njëherit e ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
 
Von Der Lejen: Serbia ta njohë shtetin e Kosovës 
 
“Fuqishëm fajësojmë dhe dënojmë sulmet e 24 shtatorit dhe shprehim ngushëllimet për humbjen e jetës së zyrtarit policor, Porosia ime është se Kosova ka bërë një progres në fuqizimin e demokracisë. Më kujtohet vitin e kaluar kur bëmë thirrje për liberalizim të vizave dhe ia dolëm se nga 1 janari do të lëvizni lirshëm. Porosia e dytë është se duhet t’i përafrojmë edhe çështjet ekonomike.”, - deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.
 
Osmani kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
 
Presidentja Osmani tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, i ka prezantuar planin e ri të rritjes për Ballkanin Evropian. Osmani planin e quajti “hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun e përbashkët evropian”.
 
“Takimi i sotëm u fokusua në rritjen e Ballkanit Perëndimor dhe krahas kësaj i formova për zhvillimet e fundit në vend. Plani gjithëpërfshirës shënon një hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në takim shpreha mirënjohje ndaj KE-së si mekanizma që i dhanë epilog liberalizimit të vizave, ku qytetarët nga 1 janari do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.”, - theksoi  presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani.
 
Osmani shtoi se Von der Lejen ka folur edhe për heqjen e masave të vendosura nga BE. Ajo tha se institucionet e Kosovës kanë treguar angazhim konkret për de-eskalim të situatës dhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatë dhe partnerë.
 
GYLETENE SINANI