Maqedoni

Trajanov: Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare

14.03.2015 16:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë Pavle Trajanov, i cili është pjesë e kualicionit me VMRO-DPMNE-në...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë Pavle Trajanov, I cili është pjesë e kualicionit me VMRO-DPMNE-në deklaroin se Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. 
 
”Siç po shkojnë punët dalngadal duhet të përgaditemi për zgjedhje të parakohëshme parlamentare”, shprehet kryetari i LDM-së, Pavle Trajanov.     
 
Ai njëherit propozon që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Ndërsa sa I përketë krizës politike në Maqedoni Trajanov apeloi për vendosjen e dialogut politik, për daljen nga kriza aktuale.                                                                                                                    
“Partit politike sa të jet e mundur më shpejtë, edhe partneri ynë i kualicionit VMRO-DPMNE, por edhe opozita e udhëhequr nga LSDM, të ulen në tavolinë të përbashkët, sepse sado që të konfrontohemi, sado që të bëjmë presion dhe ndarja të qytetarëve, kush është për, e kush kundër, në fund patjetër të ulemi të bisedojmë. Por sa më pare që ti tejkalojmë këto probleme, ajo do të jetë në interes të gjith qytetarëve dhe Maqedonisë”, shprehet kryetari i LDM-së, Pavle Trajanov.  
 
Nderkohë kryetari i Karposhit Stevço Jakimovski, partia e të cilit poashtu është pjesë e kualicionit qeveritarë ka kërkuar nga LSDM të publikoj bisedën e ish liderit të kësaj partie Branko Cërvenkovski me drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, siç thot ai për të dëgjuar se si janë përpjekur ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve të komunës së Karposhit dhe komunës Qendër.                                                                                            
“Kërkojmë zotri Zaev, që i posedon të gjitha këto gjirime ta publikoj bisedën me zotit Branko Cërvenkovski dhe zotit Sasho  Mijallkov, që të mund qytetarët të shohin se kush ka tentuar të manipulojë me votat e qytetarëve”, shprehet kryetari i Karposhit Stevço Jakimovski.                      
               
Poashtu sipas Jakimovskit, LSDM ka pësuar fjasko në Sallën Univerzale ku u prezentuan audio incizimet për manipulim në zgjedhje, pasi sipas tij nuk u prezentua  asgjë spektakulare.
 
MERAL ISMAILI