Maqedoni
INP “Idrizovë”, të burgosurit paralajmërojnë grevë
30.10.2023 19:30
Të burgosurit në burgun e “Idrizovës” kërkojnë takim me Avokatin e popullit dhe Komitetin e Helsinkit...

Të burgosurit në burgun e “Idrizovës” kërkojnë takim me Avokatin e popullit dhe Komitetin e Helsinkit, në të kundërtën prej nesër paralajmrojnë grevë urie.
Ata kanë njoftuar administratën e burgut me anë të një letre për mundësinë e një greve urie. Në letër thuhet se greva është për shkak të dënuarve që mbetën të lënduar këtë fundjavë gjatë bastisjes në repartin gjysmë të hapur.
“Ne të dënuarit e Institucioni Ndëshkues-përmirësues “Idrizovë” ju njoftojmë se nga nesër, 31 tetor, do të fillojmë me grevë urie për shkak të të dënuarve rëndë të lënduar, të cilëve nuk u ofrohet kujdes mjekësor edhe pse janë të lënduar rëndë, si pasojë të aksionit të policisë”, thuhet në letrën e të burgosurve.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar këtë fundjavë se “gjatë një bastisje në repartin gjysmë të hapur në ‘Idrizovë’, në një përleshje me një grup të burgosurish, të cilët kanë rezistuar, janë lënduar 10 policë”. Gjatë kontrollit, siç thuhet, “u gjetën 63 telefona celularë, 82 thika, 71 karikues të celularëve dhe drogë.
