Botë

Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar një dron izraelit në jug të Libanit

30.10.2023 21:37

Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar një dron izraelit në jug të Libanit...

Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar një dron izraelit në jug të Libanit.
 
Droni u godit afër Khiam, rreth 5 km nga kufiri me Izraelin dhe u pa duke rënë në territorin izraelit, shtoi Hezbollah.
 
Dy burime sigurie në Liban thanë se ishte hera e parë që Hezbollah njoftonte rrëzimin e një droni izraelit.
 
Ministria izraelite e Mbrojtjes nuk dha koment, shkruan Sky News.
 
Ushtria izraelite dhe grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr në baza ditore që nga fillimi i konfliktit të Gazës tre javë më parë.
 
Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, tha të dielën një nga anëtarët e saj u plagos pasi predha goditën bazën e saj pranë fshatit Houla në kufirin libanezo-izraelit.
 
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të pushojnë menjëherë zjarrin,” tha UNIFIL.