Maqedoni
Filloi ndërtimi i gazsjellësit magjistral
14.03.2015 17:06
Në fshatin Kleçovc, të Kumanovë filloi ndërtimi i gazsjellësit magjistral në pjesën Kleçovc-¬Bllok, stacioni 5...

Ndërtimi i gazsjellësit sipas përfaqësuesve qeveritar, është me rëndësi të madhe për Maqedoninë, pasi do të mundësojë që deri te furnizimi me gaz të kenë qasje qytetarët e mbarë vendit.
"Ajo që është folur shumë vite, ajo që është premtuar nga qeveria, sot fillon të bëhet realitet", theksoi me këtë rast kryeminsitri Nikolla Gruevski.
"Pjesët e ardhshme të cilat planifikojmë të ndërtohen janë nga Shtipi deri në Radovish, Strumicë-Gjevgjeli deri në kufirin me Greqinë, nga Strumica përmes Novosellës deri në kufirin me Bullgarinë, nga Shkupi, Tetovë-Gostivar përmes Kërçovës, Strugës deri në Qafëthanë dhe kufiri me Shqipërinë", theksoi Gruevski.
Pjesën e parë të gazsjellësit në gjatësi prej 61 kilometrave do ta ndërtojë kompania ruse "Strojtransgaz".
Vlera e projektit arrin 75,7 milion dollarë.Lidhur em këtë proekt kanë reaguar nga LSDM-sja opozitare nga e cila kanë vlerësuar se nga ky proekt do të mbetet vetëm gurthemeli.
Ky është gazësjellësi më i shtrenjtë dhe deri më tani duhej bërë gjithçka që të vihej deri te burime të reja të gazit, që do ta ulte çmimin dhe do tu mundësonte qytetarëve dhe kompanive, energens më të lirë dhe më ekologjik, theksojnë nga LSDM.
Por nga VMRO-DPMNE kanë reaguar në këto vlerësime të LSDm-së duke theksuar se LSDM nuk ka as një proekt pas vetes.
