Mali i Zi me Qeveri të re, tre prej Ministrave janë shqiptarë, Abazoviq ia dorëzon detyrën Kryeministrit të ri
Kuvendi i Malit të Zi, mëngjesin e 31 tetorit...

Ish-kryeministri Dritan Abazoviq ia dorëzoi detyrën kryeministrit të sapozgjedhur Milojko Spajiq. Siç diktojnë sjelljet demokratike, dorëzimi i detyrave u bë sot në mëngjes!
“I urova fat të mirë kryeministrit të ri dhe qeverisë së 44-të. Mali i Zi gjithmonë të llogarisë vetëm në suksese dhe të qëndrojë në rrugën e duhur”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
Parlamenti i Malit të Zi në mëngjesin e së martës ka votuar Qeverinë e re, të përbërë nga koalicioni me parti proevropiane dhe proserbe. Shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër dhe do të udhëheqin me tri ministri.
Kryeministri i ri i Malit të Zi u bë Milojko Spajiq i lëvizjes “Evropa Tani”. Do të ketë 18 ministra dhe pesë zëvendëskryeministra.
Nga partitë shqiptare, Nik Gjeloshaj është zgjedhur zëvendëskryeministër për politika ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj ministër i Administratës Publike.
