Të burgosurit në Idrizovë paralajmërojnë grevë urie

31.10.2023 11:00

Të burgosurit në Burgun e Idrizovës....

Të burgosurit në Burgun e Idrizovës paralajmëruan se nga dita e sotme do të fillojnë grevë urie.  Në komunikatën që e dorëzuan në Drejtorinë e Burgut, ata kërkojnë takim me Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkut.

Arsyeja për fillimin e grevës është lëndimi i të burgosurve të cilëve sipas tyre nuk u ofrohet mbrojtje shëndetësore pas aksionit të fundit policor.

“Ne të dënuarit e Institucioni Ndëshkues-përmirësues “Idrizovë”  ju njoftojmë se nga nesër, 31 tetor, do të fillojmë me grevë urie për shkak të të dënuarve rëndë të lënduar, të cilëve nuk u ofrohet kujdes mjekësor edhe pse janë të lënduar rëndë, si pasojë të aksionit të policisë”, thuhet në letrën e të burgosurve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar këtë fundjavë se “gjatë një bastisje në repartin gjysmë të hapur në ‘Idrizovë’, në një përleshje me një grup të burgosurish, të cilët kanë rezistuar, janë lënduar 10 policë”.

Gjatë kontrollit, siç thuhet, “u gjetën 63 telefona celularë, 82 thika, 71 karikues të celularëve dhe drogë.