KRRE publikoi çmimin e ri të ngrohjes qendrore

31.10.2023 11:25

Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot duhet të publikojë çmimin e ri të energjisë termike në Shkup, i cili do të aplikohet nga nesër.

Çmimin e ri, do ta kumtojë në konferencë për shtyp kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. Sipas paralajmërimeve të Bislimoskit, çmimi i ngrohjes qëndrore nuk do të rritet për më shumë se 5 për qind, përkatësisht, siç thotë ai, rritja do të lëvizë deri maksimum nga 50 deri në 60 denarë në muaj.

Vendimi për çmimin e ri është dashur të merret në gusht të këtij viti, por është shtyrë për shkak të dëmtimit të tubit të ngrohjes në urën “Belasica”, të cilit i është vënë flaka dhe është pritur fillimi i punimeve për sanim.

Në Shkup ka rreth 60.000 përdorues të energjisë termike. Në zonat ku ka ngrohje qëndrore, trafostacionet nuk janë të dimensionuara për ngrohje me rrymë, prandaj Bislimoski pret që të vazhdojë subvencionimi i çmimit të ngrohjes nga Qeveria.