Skandali në onkologji, vazhdon seanca e Komisionit Hetimor
31.10.2023 11:48
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut...

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë seanca e Komisionit anketues për skandalin e Onkologjisë. Dje para anëtarëve të Komisionit foli ish-drejtori i Klinikës Nikolla Vasev, i cili mohoi të ketë pasur njohuri se pacientëve u është dhënë ujë fiziologjik në vend të terapisë.
Në rëfimin para Komisionit Anketues, arsyetoi furnizimin me ilaçe që janë marrë revers pasi, siç tha, nuk ka guxuar të mbetej pa terapi për pacientët.
