Ushtria izraelite, goditëm 300 lokacione në Gaza
Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur rreth 300 lokacione....

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur rreth 300 lokacione në Rripin e bllokuar të Gazës në 24 orët e fundit.Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli vazhdon të intensifikojë sulmet që nisi kundër Gazës më 7 tetor.
Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, thuhet se rreth 300 lokacione në gjithë Gazën janë goditur në 24 orët e fundit.
Ndër objektivat e goditura me sukses, janë pikat e lëshimit të raketave antitank dhe raketave poshtë boshteve të tunelit, si dhe komplekset ushtarake brenda tuneleve nëntokësore.
Nga ana tjetër, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se zona rreth spitalit Al Quds në qytetin e Gazës ka qenë nën bombardime të forta nga forcat izraelite.
Dy ndërtesat shtesë të Al Quds, një qendër mjekësore emergjente dhe depo kryesore, u dëmtuan rëndë dhe tani janë jashtë shërbimit.
