Kulturë

Promovohet në Dibër romani “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës”

14.03.2015 17:08

Në prani të dashamireëve të fjalës së shkruar mbrëmë në Qendrën për Kulturë nga Klubi Letrar “Art Klub” Dibër u përurua romani “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës” me autor Fatos Daci nga Peshkopia...

Pas hapjes së këtij eventi kulturor nga Kryetari i Klubit Nebi Samarxhiu, nga Valmir mLleshi u lexua recenzioni i shkruar nga Hysen Kosovrasti, i cili perimtsuar foli për traumën kosovare, dëbimi i tyre si dhe përkrahja e dhënë të dëbuarve nga shqiptarët në Shqipëri e Maqedoni.
 
Kosovrasti më tej shtoi se Familja me 4 anëtarë e Abdyl Bahtirit nga Sibovci i Podujevës,  jo vetëm i gjeti dyert e zemrat e hapura në familjen e Sakip Veliut,  pasi ata migruan në SHBA fitoren e ritën dhe në moshën shtatë vjeçe aritën të bëjnë bashkim biologjik me familjen. Ajo sot është 16 vjeçe, dhe ritet e shëndetshme dhe e lumtur. 
 
Autori Fatos Daci në romanin e tij një histori njerzore e pazakontë  me titullin provokativ “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës” përshkruan në të edhe dëbimet e dibranëve që u bënë nga serbët pas kryengritjes anti serbe të dibranëve në1913 tën, lufta e vitit 1999 mes UÇK-së dhe koalicionit të madh NATO-SHBA me forcat ushtarake e policore të Jugosllavisë.
 
Në këtë kontekst përshkruhet ardhja e 10 mijë kosovarëve të strehuar në Dibër e peshkopi, ai më tej shkruan për humanizmin e pashoq të treguar në rastin e luftës së Kosovës. Ky është humanizmi ekstrem i shkallës sipërore, kjo është mirësia dhe bujaria shqiptare.
 
Libri Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës, dy ditë më parë u përurua edhe në Tiranë.
 
ATLI DEMA