Stuhia përfshin Italinë

31.10.2023 12:47

Moti i keq ka përfshirë veriun e Italisë...

Moti i keq ka përfshirë veriun e Italisë. Reshje të shumta shiu dhe stuhi, të cilat nisën rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe kanë zgjatur për rreth 2 orë,  shkaktuan përmbytje në zonën e Milanos, duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Mbrojtja civile raportoi se ka pasur edhe rënie të pemëve, si dhe rrëshqitje dheu. Mediat italiane raportojnë se në rrezik për të dalë nga shtati është edhe liqeni i Komos. Gjatë natës, sqaron departamenti i mbrojtjes civile, niveli i ujit u rrit me shpejtësi mbi pragun e përmbytjes. Vullnetarët kanë ngritur barrierat e lëvizshme, pasi niveli i ujit parashikohet që të rritet.