Ekonomi

DAP: Milioneri më i ri, 9 vjeç, ndërsa më i moshuari, 97!

31.10.2023 13:55

Milioneri më i ri në vend është 9 vjeç me një milion denarë, ndërsa më i moshuari është 97 vjeç dhe vitin e kaluar...

Milioneri më i ri në vend është 9 vjeç me një milion denarë, ndërsa më i moshuari është 97 vjeç dhe vitin e kaluar kishte të hyra prej 1,2 milionë denarë, nga pensioni dhe të ardhura nga puna e kryer. Kështu sot deklaroi Sanja Llukarevska në konferencën për media “Të ardhurat më të larta për vitin 2022”. Ndërkaq paga më e lartë bruto vitin e kaluar është regjistruar në sektorin e tregtisë me shumicë të duhanit dhe ka qenë 195,000 euro, njoftoi Lukarevska.
 
“Milioneri më i ri në denarë ka nëntë vjet, i cili ka rreth 1 milion denarë nga qiraja. Me siguri kjo vjen nga pasuria e trashëguar nga dikush. Ndërsa milioneri më i moshuari i ka 97 vjet, vitin e kaluar ka pasur të hyra prej 1,2 milionë denarë prej pensionit dhe të ardhura nga puna e kryer. Sipas të dhënave, numri më i madh i qytetarëve, gjegjësisht 617,854 persona, kanë realizuar të hyra bruto prej 100,000 deri në 1 milion denarë, ndërsa 62,455 qytetarë kanë realizuar të hyra bruto mbi 1 milion denarë.”, - deklaroi drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.
 
Nga tatimi i solidaritetit deri më tani janë mbledhur 2,21 miliardë denarë apo rreth 36 milionë euro, por 50 kompani, nga gjithsej 150 obligacione, ende nuk e kanë realizuar pagesën.
 
“Në përputhje me kalendarin tonë, ne do t'i japim paralajmërimet më 6 nëntor. Nëse edhe pas kësaj nuk është bërë pagesa, më 24 nëntor do të fillojmë me bllokimin e llogarive të tyre.”, - theksoi drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.
 
Lukarevska foli edhe për aksionin policor “Zinxhiri”, gjatë të cilit u arrestuan disa biznesmenë. Ai tha se rreth tre muaj më parë kanë alarmuar MPB-në për veprime kriminele të kompanive të sapoformuara, të cilat kanë evidentuar kthim fiktiv në kontabilitet dhe kanë manipuluar sistemin me dëmshpërblimet përkatëse.
 
FITORE DEMOLLI