Maqedoni

Opozita shqiptare: Qeveria, hipokrite në qëndrimet për eurointegrime

31.10.2023 14:59

Ndajmë rekomandimet e Von Der Lejen për domosdoshmërinë e reformave të brendshme...

Ndajmë rekomandimet e Von Der Lejen për domosdoshmërinë e reformave të brendshme, me fokus përballjen e korrupsionit të lartë, thonë nga opozita shqiptare. Tri partitë opozitare Alternativa, LD-ja dhe Lëvizja “Besa” akuzuan pushtetin për hipokrizi, pasi sipas tyre, përderisa Qeveria deklarohet për BE-në, nga ana tjetër përdhos flamurin evropian për ligje që janë në kundërshtim me vlerat evropiane. 
 
“Jemi para objektit të Qeverisë, sepse e dimë që problemi më i madh për anëtarësimin tonë të plotë është këtu në këtë objekt. Prandaj, sot shfrytëzojmë rastin që të bëjmë pyetjet e mëposhtme. A i keni treguar zonjës Von Der Lejen për aventurën e kthimit të Gruevskit dhe a i shpjeguat se shpresa kryesore, natyrisht e rreme për BE-në u bë politikani që më së shumti e largoi vendin nga BE-ja, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër?”, - u shpreh Bashkim Hasani nga LD-ja. 
 
Nga opozita shqiptare gjithashtu deklaruan se edhe pse i kanë bërë ftesë publike ASh-së për bashkim opozitar, ende nuk kanë zhvilluar takim me zyrtarë të Aleancës. 
 
ERSAN PAJAZITI