Maqedoni
Hetimi në Onkologji, pacientët onkologjikë i presin rezultatet
31.10.2023 15:21
Pacientët e Onkologjisë në pritje për rezultatin hetimor....

Pacientët e Onkologjisë në pritje për rezultatin hetimor. Ata thonë se janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një rast të madh, një problem që vazhdon prej vitesh, por nuk e humbin shpresën se drejtësia do të dalë në shesh dhe fajtorët do të mbajnë përgjegjësi. Elizabeta, e cila është pjesë e Komisionit për Inspektim në Prokurori, beson se po punohet për zbardhjen e të gjitha rrethanave.
“Është një rast i gjerë. Deri tani ka një histori më shumë parregullsi. Unë mendoj se dy muaj, nga njëra anë duken si një periudhë e gjatë zgjidhjeje, por nëse marrim parasysh se ky është një problem që ka vazhduar në dhjetë deri në dymbëdhjetë vitet e fundit, mendoj se nëse duam të marrim një rezultat korrekt dhe për ta çuar drejtësinë deri në fund, duhet të kemi edhe durim që të kapim fajtorët e vërtetë dhe të bëjmë një lloj ndryshimi në të gjithë situatën që po ndodh pas nesh në Onkologji.”, - deklaroi pacientja, Elizabeta Ristovska.
Nga Prokuroria sigurojnë se po punohet intensivisht për rastin, i cili është ende në hetim paraprak.
“Prokuroria Themelore Publike, Shkup dhe MPB-ja janë duke ndërmarrë veprime intensive, por duke pasur parasysh fazën në të cilën është procedura, Prokuroria nuk mund të ndajë detaje. Prokuroria Publike e kupton interesimin e publikut për rastin dhe në atë moment kur do të arrihen kushte objektive, pa e prishur rrjedhën e procedurës, do të informojë për të gjitha rezultatet e veprimeve të ndërmarra.”, u përgjigjën nga Prokuroria.
Avokatët konfirmojnë se një çështje kaq e gjerë kërkon një periudhë më të gjatë hetimi.
“Në përgjithësi, jo vetëm kjo lëndë e Onkologjisë, kemi problem si avokatë mbrojtës që gjykata e toleron depërtimin dhe në raste të caktuara toleron kohëzgjatjen e hetimeve, të cilat janë të përcaktuara me afate të rrepta, sidomos për rastet hetimore. Ky është një rast vërtet i gjerë, dy muaj nuk janë shumë kohë për të kryer këtë lloj hetimi.”, - theksoi avokati, Janaki Mitrovski.
Krahas hetimeve në Prokurori është ngritur edhe Komisioni Hetimor. Pacientët onkologjikë kërkojnë që rasti të mos jetë objektiv për pikë politike.
“Të mos e kthejmë çështjen vetëm te politika dhe pikat e disa partive politike para zgjedhjeve, do të thotë, të lëmë prokurorinë të bëjë siç duhet punën e saj, të jetë e drejtë dhe realisht të na japë një përgjigje dhe të na tregojë se kush ishte ai që e kreu gjithë këtë krim në onkologji.”, - u shpreh pacientja, Elizabeta Ristovska.
Sipas Ristovskës, nëse fajin e kanë edhe politikanët, edhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi.
SEDAT SELIMI
