Maqedoni
Shënohet “Pranvera e Dinjitetit” në Kalanë e Lirisë
14.03.2015 17:29
Në fshatin Sellcë të Tetovës sot u mbajtë manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit“ ku u përkujtua 14 vjetori i Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlimtare Kombëtare...

Shumë funskionarë të lartë, deputet nga vendi dhe Kosova, dhe shumë luftetarë të SHVL-UÇK-së, përkujtuan luftimet në Malësinë e Sharrit dhe bënën homazhe të varrezat e Dëshmorëve.
“Është vështir të flasish pas 14 viteteve mirëpo është e leht të kujtosh ato ngjarje sepse i bënëm të gjitha vetë mirëpo nga ana tjetër duhet të mendojmë në vazhdëmsi sepse ne ishim pjesë e atyre ngjarjeve dhe si pjesëtarë të atij konflikti ne ishim në gjendje dhe gatishëm që të jepshim jetërat tona ashtu siç i dhanë një pjesë e jonë dëshmorët e kombit ato të cilët ranë për këtë ditë”, shprehet Hazbi Lika nga brigada 112 “Mujdin Aliu”.
“Shumë punë gjatë këtuyre 14 viteve janë bërë por realiteti është se në disa segmente kjo marrëveshje e paqës edhe sot e kësaj dite ngecë apo disa segmente nuk janë implementuar ashtu siç ishin të paraparë 2001 apo ashtu siç ishin të paraparë në MO. Elitat politike në RM-së duke u nisur prej neve që jemi këtu dhe ata që nuk janë present këtu mbajnë përgjegjësi që MO të impementohen në tërësi”, shprehet nënkryetari i kuvendit Rafiz Haliti.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në cilësinë e ish përfaqësuesi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së tha se këto ngjarje duhet të mbeten në kujtesë të gjith shqiptarëve.
“Ndryshojnë stinet, ndryshojnë vitet ndryshojn edhe njerëzit, mirëpo gjithmon i pa ndryshueshëm mbetet djelli dhe figura e personaliteti i dëshmorëve prandaj ashtu siç kanë mbetur këto të pandryshuar,ashtu siç kanë qenë këta me dinjitet dhe personalitet kërkojë nda çdo një funksionar nga çdo nëpunës nga çdo administratorë me dinjitet me shprit njerëzorë të jenë në shëbrim të qytetarëve dhe në përkujtim të këtyre pandryshueshmëvet se vetëm kështu nderojmë bashkëluftarët tanë heroit e kombit dhe familjet e tyre”, shprehet kryetari i BDI-së.
Në manifestimin e tradicional “Pranvera e Dinjitetit” që vit për vit organizohet nga SHVL-UÇK u nderuan të gjithë dëshmorët e rënë nën emblemën e UÇK-së, të plagosurit e lirisë dhe veprimtarë të njohur në kauzës kombëtare.
14 vjet më parë në Kalanë e Lirisë krisi pushka e parë dhe filloi konflikti i armatosur në Maqedoni ku shqiptarët kërkuan të drejtat e tyre.
REXHEP QAMILI
