Maqedoni
Kumanovë, diskutim për ndërgjegjësimin e kancerit në gji
31.10.2023 15:40
Në organizim të Forumit të Gruas së BDI-së, dega në Kumanovë, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit...

Në organizim të Forumit të Gruas së BDI-së, dega në Kumanovë, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, është organizuar një tribunë me qytetaret e Kumanovës. Në këtë panel diskutimi kanë marrë pjesë gjinekologe, psikologe, pediatre e radiologë, të cilët dhanë sqarime për kontrollet mjekësore për zbulimin me kohë të kancerit në gji dhe trajtimin e mëtejmë mjekësor.
“Në këtë muaj të sensibilizimit të luftës kundër kancerit të gjirit, si çështje shoqërore për shumë femra ndërmerr aktivitete me qëllim që sadopak të kontribuojmë në ndërgjegjësimin dhe rrezikshmërinë e kësaj sëmundjeje.”, - deklaroi Arta Mehmeti Ademi nga BDI, dega Kumanovë.
“Ajo të cilën ia kemi borxh vetvetes e jo të tjerëve është të luftojmë për jetën tonë dhe të mos lejojmë një pakujdesi apo neglizhencë të na shpie drejt fundit apo humnerës. Për fat të mirë, ne sot kemi mjek e mjeke gjithandej shqiptare e shqiptarë.”, - u shpreh deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli.
“Gratë janë më të rrezikuara, për hir të së vërtetës, që të preken nga kanceri i gjirit, janë atome anamez familjare, siç themi ne që kanë ngarkesë gjenetike që tash edhe me shkencë është vërtetuar e që janë izoluar gjenet, që në kushte të volitshme për zhvillimin e kancerit manifestohen me kancer.”, - theksoi gjinekologia dr. Nurije Aliu.
“Kontrolli nga ana e çdo gruaje që është nga 35 deri 40 vjet duhet të bëhet 1 herë në vit, çdo grua e shëndoshë një herë në vit të kryejë kontrolle të gjirit, e ajo që ka ndonjë problem të vogël gjatë eho sonografisë, varësisht nga të dhënat dhe problematika që e vërejmë e caktojmë kontrollin tjetër pas një muaji, 6 muajve apo 9 muajve, por edhe nëse është gjithçka në rregull pas 1 viti.”, - deklaroi radiologu, dr. Izeir Bilalli.
Panel diskutimi me specialistet e njohura mjekësore zgjoi interesim të madh ndër kumanovaret, të cilat patën rastin të përcjellim diskutime të frytshme shëndetësore rreth kancerit në gji.
FATLUM AQIFI
